Trialog [AL / RO / EN]

[Ese ndërdisiplinore mbi lidhjet e letërsisë me mërgimin dhe me gjuhët që ajo zgjedh për të ruajtur Kujtesën dhe Metaforën / Eseu(ri) interdisciplinar(e) privind legăturile literaturii cu exilul și cu limbile pe care ea le alege pentru a ocroti Memoria și Metafora] ALRO / EN

“Në epokën e sotme, - që mund të emërtohet edhe e Luftës së shumëfishtë të hormonit kundër neuronit dhe e trupit kundër librit, - letërsia duket sikur e ka humbur synimin dhe forcën për të zgjedhur e ruajtur thelbe që meritojnë të mos harrohen dhe që e mësojnë qënien njerëzore si të mos dalë nga sistemi i vet i shenjave. Liria e shprehjes, mbështetur mbi të drejtat e njeriut, zgjerohet në sipërfaqe dhe humb në thellësi, duke cënuar cilësinë e jetës, ose të paktën e mban mes kufijve të mbijetesës dhe të mirëqënies biologjike. Tepria e të dhënave anësore ka krijuar bindjen se kjo periudhë është më e rëndësishmja në historinë e njerëzimit dhe, falë zbulimeve, zhvillimeve, fatkeqësive, përzjerjes së racave e kulturave, ajo do të mbetet vendimtare dhe nuk do të harrohet”. 
A.-Ch. Kyçyku, Trialog, Librarium Haemus, 2016